![Blinken shprehet i qartë: NATO mbështet Ballkanin Përendimorë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/11/IMG_1933.jpeg)
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një reagimi në platformën “X” ka thënë se gjatë takimit me Ministrat e Jashtëm të NATO-s është diskutuar edhe mbështetja e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Projekti.
Blinken poashtu theksoi se ësht diskutuar edhe thellimi i partneritetit me Ukrainën.
“Aleanca e NATO-s është e bashkuar. Ne mbuluam shumë tema gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm – nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Blinken në “X”.
Pas këtij takimi, foli dje pasdite edhe Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell. Ai tha se për Bashkimin Evropian është i rëndësishëm stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, derisa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të BE-s me NATO-n në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit.
Poashtu, Borrell theksoi se KFOR-i po përballet me momente të vështira e të mundishme në veri, por siç tha ai do të vazhdojnë të sigurojnë stabilitet atje, si dhe në kufirin me Serbinë.
“Në këtë sesion ne folëm për Ballkanin Perëndimor. Ju e dini se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Bashkimin Europian. Stabiliteti i tyre, prosperiteti dhe përshtatja me politikën e jashtme është shumë e rëndësishme për ne. Më lejoni të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së NATO-s në Kosovë, në veri”.
Poashtu shefi i diplomacisë evropian i bëri thirrje palëve që të rrisin vullnet për rrugën e tyre evropiane.
“Misioni ynë i EULEX-it është i pozicionuar dhe ka një bashkëpunim të fortë me KFOR-in dhe po përballen me momente të vështira, kohë të mundimshme. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë stabilitet në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë. Eulex ka një rol të rëndësishëm për këtë dhe e ka bërë këtë me vite dhe do të vazhdoj ta bëjë, por ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rrisin vullnetin për marrëveshje për rrugën e tyre europiane”, tha Josep Borrell para mediave, pas takimit të ministrave të jashtëm sot në Bruksel.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca do të bëjë çfarë duhet për të siguruar stabilitet në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se paqja në këtë rajon është e rëndësishme edhe për vetë Europën dhe NATO-n.
“NATO do të bëjë çfarëdo që duhet që të mbajë stabilitet në rajon, sepse është e rëndësishme jo vetëm për rajonin, por për gjithë Europën dhe NATO-n”.
Ai foli edhe për vizitën e tij në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe atë në Kosovë ku u takua me krerët e shtetit.
“Çfarë pamë atje është se tensionet janë duke u rritur. Kemi parë rritje tensionesh dhe retorikë përçarëse në Bosnje e Hercegovinë. Kemi parë disa incidente serioze të dhunës në Kosovë, përfshirë sulmin në paqeruajtësit e NATO-s ku 93 ushtarë janë lënduar, disa prej tyre me lëndime serioze. Dhe po ashtu pamë edhe incidentin e Banjkës ku disa njerëz janë vrarë në shtator në Kosovë. Këto janë incidente serioze dhe ne duhet të qëndrojmë të fokusuar në Ballkanin Perëndimor dhe në të njëjtën kohë ndaj luftës në Gaza dhe për të vazhduar t’i japim mbështetjen Ukrainës”, tha Stoltenberg.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një reagimi në platformën “X” ka thënë se gjatë takimit me Ministrat e Jashtëm të NATO-s është diskutuar edhe mbështetja e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor, shkruan Reporteri.net.