Ramush Haradinaj kryetari i AAK pas takimit me kryetarin e SBASHK, Rrahman Jasharaj ka thënë pas vizitës në SBASHK se situate e krijuar me tekstet shkollore sipas tij është e pakuptimtë.
Ai e ka quajtur kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe ministren e MASHT Arbërie Ngavaci të pafytyrë, pas vendimit që prindërit t`i blejnë librat përmes platformës Kosova.
“Është një luftë e vërtete e prindërve për sigurimin e teksteve, shumë prind janë në krizë financiare në disa rajone ata duhet të shkojnë nga një qytet në tjetrin për librat… situatë e pakuptimtë besoni, nuk e kuptoj pafytyrësinë e Kurtit dhe të ministres Nagavci, të paktën një kërkim falje… Kosova i paguan ata që në pranverë ta kryjnë çështjen e teksteve për vjeshtë, ata janë njerëz të paskrupullte, po tallen me Kosovën dhe tallen me ata që i kritikojnë është e pakuptimt kjo situatë besoni me njerëz normal, rrethanat ndryshe duhet të ishin”, ka thënë Haradinaj.
Rrahman Jasharaj përveç teksteve ka ngritur edhe një shqetësim tjetër në këtë takim.
“300 kolegë kanë kërkuar pushim pa pagesë për të dal jashtë vendit dhe nëse rahatohen atje nuk do të kthehen më. Kjo si pasojëe pagave të vogla”, tha ai.