
Bleona Qerreti ka postuar dy foto gjatë xhirimit të videoklipit për remiksin e këngës “Monster”, ka treguar se di të vallëzojë edhe mbi makina
Pavarësisht moshës, Bleona vazhdon të jetë njëra prej këngëtarëve më seksi shqiptare.
Se është kështu ajo e ka treguar edhe në dy fotot e fundit ku këngëtarja është parë e veshur me kilota të zeza, e ku është mbi një makinë super të shtrenjtë, siç është ajo Aston Martin.
Kujtojmë se veturat e tilla, të tipit britanik, kushtojnë mijëra euro.
“Monster, remiks më 25 qershor”, ka shkruar Bleona.
