
Yjet zakonisht përpiqet që të marrin më shumë vëmendje gjatë parakalimit në tepih të kuq në mbrëmjen më të ndjekur të vitit në Hollywood.
Në kuadër të Academy Awards, zhvillohen disa ndeja, ku marrin pjesë personalitete të famshme. Dhe pas pjesëmarrjes në evenimentin e organizuar nga Fondacioni i Elton John, ku kishte veshur një fustan të Elie Saab dhe dukej për mrekulli, këngëtarja shqiptare ishte e pranishme edhe në një tjetër ndejë.
Ajo mori pjesë në ndejën e përvitshme të ‘Vanity Fair Oscars’ që zhvillohet pas ceremonisë së Academy Awards.
38-vjeçarja nuk i ka lënë asgjë imagjinatës duke veshur një fustan në formë rrjete që i ekspozonte shumë nga trupi i saj.Gjoksi i Bleonës ishte krejtësisht i ekspozuar, ndërkohë që në pjesën e poshtme ka mbajtur brekë të zeza për të penguar dukjen e modestisë.