Ka nisur ‘Prime’ i dytë i Big Brother VIP Kosova 2.
Në ditët e para banorët e shtëpisë janë përfshirë në dinamika të shumta, e që sonte po komentohen nga opinionistët.
Në fjalën e parë të tij në spektaklin e sotëm, opinionisti Bledi Mane ka dhënë një mesazh për të gjithë banorët duke i thënë se duhet të pranojnë njëri-tjetrit dhe përzgjedhjet që njerëzit bëjnë në jetë.
Gazetari tutje dha mbështetjen e tij edhe për banoren Edona James duke e inkurajuar për rrugëtimin e saj.
“Ne duhet të jemi më pak racistë, më pak homofobë, më shumë miqësor sepse ndaj nesh janë hedhur shigjeta me helm paragjykimesh, ndaj ky planet është i bukur sepse ka katër stinë, ka njerëz të shkurtër e të gjatë, të bukur e të shëmtuar, ka meshkuj që duan femrën, ka femra që duan femrën, ka femra që duan meshkujt, diversitet e bëjnë më interesante”, tha Mane.
Bledi tutje u shpreh se homoseksualë ka edhe në Qeverinë Kurti dhe në Qeverinë Rama, dhe ka kudo në shoqëri prandaj duhet të jemi më të pranueshëm ndaj njëri-tjetrit.
“Homoseksualë, biseksualë, transeksualë ka në Qeverinë e Albin Kurti, në Qeverinë e Edi Ramës, në Parlamentin e Kosovës, në Parlamentin e Shqipërinë, ka në Vatikan, ka në Arabinë Saudite, në media, në futboll, ka aty mes jush e mes nesh, çdo kush e ka hapësirën e tij”, tha mes tjerash Bledi.