
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ukë Blakaj, së bashku me liderin e partisë, Ramush Haradinaj, dhe strukturat e AAK-së, zhvilluan sot homazhe në Kompleksin Përkujtimor të Reçakut për të nderuar viktimat e masakrës tragjike të vitit 1999, shkruan Gazeta Projekti.
Në këtë përvjetor të dhimbshëm, përfaqësuesit e AAK-së vendosën kurora lulesh dhe bënë thirrje për kujtesë të vazhdueshme ndaj sakrificës së të rënëve. Në fjalën e tij, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e cilësoi masakrën e Reçakut si një nga momentet më të errëta, por edhe më vendimtare për historinë e Kosovës.
Forcat ushtarake dhe policia speciale serbe para 26 vitesh ekzekutuan dhe masakruan barbarisht në fshatin Reçak 45 civilë të paarmatosur shqiptarë: fëmijë, gra e pleq.
Blakaj me anë të një statusi në rrjetin e tij Facebook tha se Forcat ushtarake dhe policia speciale serbe para 26 vitesh ekzekutuan dhe masakruan barbarisht në fshatin Reçak 45 civilë të paarmatosur shqiptarë: fëmijë, gra e pleq.
Lajmi dhe pamjet tmerruese televizive pushtuan shumë shpejt opinionin botëror dhe si rrjedhojë lufta çlirimtare dhe mbështetja e faktorit ndërkombëtar mori kahje tjetër, që rezultoi me lirinë e Kosovës.
Përkulje dhe respekt për viktimat e masakrës së Reçakut, dëshmorët dhe të rënët për lirinë e Kosovës, ka shkruar ai në rrjetin e tij “Facebook”.