Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ukë Blakaj, së bashku me strukturat e partisë dhe zyrtarë të Komunës së Istogut në krye me kryetarin e Komunës Ilir Ferati, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te lapidari i “Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe” në fshatin Uçë të Istogut, shkruan Gazeta Projekti.
Statusi i tij i plotë në “Facebook”:
Me strukturat e Aleancës bëmë homazhe dhe vendosëm lule te lapidari i Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe”, në fshatin Uçë.
Gjaku i tyre u bë dritë që fëmijët tanë të edukohen dhe arsimohen të lirë e pa frikë.
Lavdi!