970×90
970×90

Bjen faqja e Ambasadës Gjermane në Prishtinë

Bjen faqja e Ambasadës Gjermane në Prishtinë

Sot, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka hapë linkun për termine për viza pune në Gjermani

Në njoftimin e kësaj ambasade bëhet e ditur se lista e pritjes për caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë punë për muajin nëntor, do të hapet në orën 14:00.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur. Lista e pritjes për nëntorin do të hapet të enjten, 7 tetor në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

Kështu ka shkruar në njoftimin e ambasadës, mirëpo pak para se të bëhet ora e caktuar për termine, sistemi i aplikimit ka qenë i pa qas’shëm.

Arsyet për rënien nga sistemin të linkut të aplikimit për viza pune nuk janë bërë të njohura.

Related posts