970×90
970×90
970×90
970×90

Burim Piraj: Faleminderit Qeveri, por punëtorët i paguaj vetë më mirë

Burim Piraj: Faleminderit Qeveri, por punëtorët i paguaj vetë më mirë

Qeveria e Kosovës duke pas parasysh krizën e bizneseve në situatën që gjendet Kosova, ka vendosur t’i ndihmojë ata në pagat e punëtorëve.

Por, biznesmeni, Burim Piraj, pronar i MEKA-s, ka vendosur që pagat e punëtorëve t’ua paguajë vet.

Kjo pasi Piraj thotë që Qeveria t’i mbaj paratë pasi u duhen në këtë situatë që gjendet vendi.

“Me emrin e Zotit, Mëshirëplotit!

E përshëndes vendimin e qeverisë për miratimin “Pakos fiskale emergjente” mirëpo unë si drejtor i MEKA shpk ( MEKA HALAL FOOD ) edhe pse i kam 20 punëtorë në kategorinë e subvencionimit të pagave edhe pse punëtorët tanë e kanë pagën minimale 350 EURO e mesatarja diku afër 500 EURO, kam vendos që këto para të cilat punëtorëve tanë iu takojnë nga kjo pako, t’i paguaj nga buxheti personal në shenjë solidariteti me vendin tonë në këtë situatë jo të favorshme!

Këtë shumë pra ia dedikoj vendit tim që sado pak ta ketë më të lehtë kapërcimin e gjendjes së krijuar.

Vërtetë është pak për vendin, sepse ne duhet të bëjmë shumë më shumë, mirëpo çdo e keqe dhe çdo e mirë e ka një pikënisje, le të jetë pikënisja e të mirave kjo!

Vetëm së bashku ne mund të arrijmë ta ndërtojmë Kosovën e ëndrrave tona ashtu siç e kemi ëndërruar që nga fëmijëria kur kemi qenë nën sundim!

Zoti e bekoftë popullin tim!

Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë trojet shqiptare!

Pronari dhe drejtori i MEKA shpk : Burim Piraj , Plavë – Sharr më 31 Mars 2020”, ka shkruar Piraj.

Related posts