970×90
970×90

Biznismeni Jahir Morina, zgjidhet nënkryetar i AAK-së në Prishtinë

Biznismeni Jahir Morina, zgjidhet nënkryetar i AAK-së në Prishtinë

Biznismeni Jahir Morina është zgjedhur nënkrytar i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës në degën e Prishtinë, këtë lajm ai e ka bërë të ditur në një postim në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Projekti.

NJOFTIM :
KAM NDERIN DHE KËNAQËSIN TË JU NJOFTOJË QË NGA SOT MBAJ POSTIN E NËNKRYETARIT TË ALEANCËS PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS DEGA NË PRISHTINË.

Sot u mbajt takimi i këshillit drejtues, Kryetari i degës z. Brahim Mehmetaj propozoi si pikë të parë të rendit të ditës zgjedhjen e kryesisë, Nënkryetarëve dhe Sekretarëve. Anëtarët e këshillit drejtues në mënyrë unanime votuan kryesinë prej 50-të anëtarësh, nënkryetarë u zgjodhën: Fadil Gashi, Vasilika Zotaj, Jahir Morina, Luljeta Mulliqi, Kreshnik Smajlaj, Valbona Vitia-Ajeti, Fiknete Bejta, si dhe Fatmir Gashi – Sekretar i Përgjithshëm dhe Agnesa Sinani Sekretare Administrative.

Kryetari i degës z. Brahim Mehmetaj Bimi së bashku me të përzgjedhurit, u zotuan që të punojnë për të mirën e qytetarëve të kryeqytetit, duke kontribuar në përmirësimin e jetesës në Prishtinë, për një Prishtinë më të pastër, me më shumë parqe dhe gjelbërim, infrastrukturë, arsim, shëndetësi, urbanizëm, zhvillim ekonomik.

AAK – dega në Prishtinë, iu bënë thirrje të gjithë profesionistëve të fushave përkatëse, të bashkohen në rrugëtimin e Aleancës për një Prishtinë më të mirë, siq e duam të gjithë.

Related posts