970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Biznesmeni Lul Morina përfundon në SPAK, ka kaluar 80 mijë euro në llogari të bashkëshortes së Saimir Tahirit

Biznesmeni Lul Morina përfundon në SPAK, ka kaluar 80 mijë euro në llogari të bashkëshortes së Saimir Tahirit

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me thirrjen e biznesmenit Julian Morina (njohur si Lul Morina) në Prokurorinë e Posaçme SPAK, ku është mësuar se prej çështjeve të pyetura, ka qenë edhe ajo e ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri.

Sipas hetimeve të para, rezulton se biznesmeni i ndërtimit ka bërë disa transaksione bankare me vlerë mbi 80 mijë euro,  tranferta që janë kryer gjatë 2016-2017 në llogarinë e Fatlinda Tahirit, bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ai madje, gjatë marrjes në pyetje, i ka pranuar vetë këto transferta dhe i ka vënë hetuesve në gatishmëri edhe bilancet e kompanive.

Teksa, shpjegon se paratë i janë kthyer mbrapsht nga bashkëshortja e Tahirit.

SPAK ndërkaq, thotë se po heton arsyet e këtyre transaksioneve dhe përse janë shpenzuar këto para nga familja Tahiri.

Related posts