
Sipas burimeve të Gazetës Blic brenda Qeverisë së Kosovës, personat e dyshuar janë: Labinot Gruda (1956), Kadri Shala (1964 )dhe Valon Shala (1955), të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.
Burimet tregojnë se operatori ekonomik që ka përfituar nga ky transferim i paligjshëm i mjeteve është LDA Group SH.P.K., me seli në Llapushnik, pronarët e të cilit, Kadri dhe Valon Shala janë në arrati.
Pikërisht i arratisuri për këtë skandal, Kadri Shala është anëtar i partisë së Fatmir Limaj, Nisma Socialdemokrate.
Madje, Shala ka qenë edhe anëtar kryesie i kësaj partie në Llapushnik.
Siç mëson GazetaBlic nga burimet, të dyshuarit Kadri dhe Valon Shala kanë ikë jashtë Kosovës.
Në anën tjetër, gjatë ditës, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, bëri të ditur se me t’u vënë re mungesa e mjeteve, kanë njoftuar edhe Policinë e Kosovës.
Bajrami njoftoi për arrestimin e një zyrtari dhe suspendimin e një tjetri.
Mjetet e buxhetit, pavarësisht skandalit, sipas Bajramit, megjithatë, janë të sigurta./GazetaBlic