![Bislimi takon mërgatën në Francë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG_9165.jpeg)
Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë, ka organizuar mbrëmjen e djeshme një pritje për Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, me mërgatën në Francë, njofton kryeministria.
Ai bashkëbisedoi me mërgatën, nga studentë e deri tek sipërmarrës, duke u njohur së afërmi me historitë e tyre.
Rëndësia e roli i tyre është kyç për vendin, ku dhe u theksua se Qeveria i kushton vëmendje të veçantë diasporës sonë.
Njerëzit dhe profesionistët e duhur, në vendet e duhura janë thelbësore për zhvillimin dhe përparimin e vendit, prandaj ne jemi të interesuar si qeveri të tërheqim profesionistë të talentuar, brenda dhe jashtë vendit.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi diasporën për gjithë kontributin e dhënë në Kosovë.
“Diaspora mbetet një pjesë kyçe e përpjekjeve tona për zhvillim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.