Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, sot në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të raportojë lidhur me dialogun me Serbinë.
Mbledhja e Komisionit pritet të nisë në ora 09:00.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së djeshme përmes platformës ‘X’ ka kritikuar përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për qasje jo të drejtë në procesin e normalizimit ndërmjet dy vendeve.
Ndërkaq në një intervistë televizive Besnik Bislimi ka thënë se Kosova nuk është në fazën kur negocion me Serbinë, pasi sipas tij, nuk është e nevojshme të mbahen takime në Bruksel për ta bindur atë që ta nënshkruajë marrëveshjen bazike.
Bislimi në KTV ka thënë se Serbia i ka dërguar letër Bashkimit Evropian, ku ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje me Kosovën dhe rrjedhimisht s’ka obligime për zbatim.
Ai ka thënë se letra e presidentit serb për BE-në nënkupton kërcënim të hapur me sulm