970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Bill Clinton thotë se e bëri dashnore Monika Lewinskyn për shkak të presionit të madh që kishte në punë

Bill Clinton thotë se e bëri dashnore Monika Lewinskyn për shkak të presionit të madh që kishte në punë

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Monika Lewinsky.


Ai ia ka rrëfyer edhe bashkëshortes së tij, Hillarit, se ka kryer seks oral me Lewinskyn, duke u arsyetuar se e ka bërë që të menaxhojë ankthin e tij dhe presionin e punës, por tani ndihet tmerrësisht keq që ky skandal definoi jetën e Lewinskyt, shkruan DailyMail – transmeton Reporteri.net.

Ish-presidenti, në një dokumentar ekskulziv për DailyMailTV, ka rrëfyer aferën e tij me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, gjatë kohës sa ishte në pozitën e Presidentin, pasi që e ka ndihmuar me problemet e tij.

Klinton ka thënë se në kohën kur e ka njoftuar Lewinskyn, presioni i punës e ka bërë të ndihet sikur një boksier që ka kryer 30 meçe dhe pastaj e ka parë atë si diçka që do ia largojë mendjen nga problemet për pak kohë.

Bill Klinton ka njoftuar gjatë intervistës se në dokumentarin e ri i cili do shfaqet së shpejti e i cili quhet “Hillary”, ai dhe ish-zonja e parë dhe sekretarja e shtetit, Hillary Klinton, do rrëfejnë se pas këtij skandali, ata ndoqën edhe këshilla për shpëtimin e martesës së tyre.

Ai në këtë dokumentar po ashtu kërkon ndjesë nga Monika dhe thotë se është ndjerë tmerrësisht keq që jeta e saj është definuar nga kjo aferë.

Por Klinton thotë se kur arrinë në një pikë ku gjërat nuk kthehen në normalitet, ti duhet të vendosësh si ta definosh normalitetin, duke sugjeruar kështun ish-praktikanten e famshme të Shtëpisë së Bardhë, që duhet të vazhdojë tutje.

Dokumentari “Hillary” do shfaqet premierë të premten në Hulu.

Do jenë katër seri me nga katër orë, të cilat shfaqin nga afër rrethin e ngushtë dhe jetën e Hillary Klinton që nga ditët e studimeve e deri në humbjen e zgjedhjeve në vitin 2016 nga Donald Trump.

Por pjesa e aferës me Lewinskyn, të cilën çifti presidencial rrallë e kanë shfaqur në publik, mendohet të jetë më e komentuara.

Skandali seksual i ish-presidentit Klinton ndodhi në vitin 1998, por ai i shpëtoi gjyqit në Senatin Amerikan dhe vazhdoi mandatin e tij të dytë si president i SHBA-ve.

Hera e fundit që Klinton foli për këtë skandal ishte në vitin 2018 dhe bëri bujë të madhe pasi deklaroi se ai nuk mendon se i detyrohet Lewinskyt një kërkimfalje personale.

Related posts