![Bildt: Vuçiqit i konvenon provokimi i tensioneve](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/05/2C7BC70D-E3DC-4DC5-9DE5-0AF2C60FED4F.jpeg)
Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka folur rreth situatës në veri, ku një numër i qytetarëve serbë u munduan që të pengonin kryetarët e zgjedhur të Zubin Potokut, Leposaviqi dhe Zveçanit, që të hynin në objektet komunale.
Ai tha se presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i konvenon provokimi i tensioneve për të tërhequr vëmendjen nga zhvillimet e brendshme në Serbi.
“Sido që të jetë prapavija, situata Serbi-Kosovë po përkeqësohet qartë – përsëri!”, tha Bildt.