970×90
970×90

BILD: Pasiguri në Evropë, Italia po përgatitet për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova

BILD: Pasiguri në Evropë, Italia po përgatitet për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova

Mediumi gjerman “Bild”, ka raportuar sot se ekziston një shqetësim i madh në shumë pjesë të Evropës për negociatat SHBA-Rusi dhe mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga disa pjesë të Evropës, mes tyre përmendet edhe Kosova.

Sipas këtij raportimi Italia, e cila ka më së shumti trupa në Kosovë, është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova, që renditen pas Italisë me numrin më të madh të trupave në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.

“Sipas informacioneve të BILD, Italia po përgatitet  për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova. Atëherë aleatët evropianë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandar Vuçiq dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe”, thuhet në artikullin e Bild, të publikuar sot, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Siç raporton mediumi gjerman, shërbimet perëndimore të sigurisë dhe politikanët kanë frikë se negociatat që filluan të martën në Riad mund të çojnë në përfundimin e pranisë së trupave amerikane në pjesë të mëdha të Evropës.

Një zyrtar i sigurisë së Evropës Lindore tha për mediumin gjerman: “Sipas informacioneve tona, bëhet fjalë për kërkesat e Putinit për vitin 2021, pra tërheqjen e trupave amerikane nga të gjitha shtetet e NATO-s që iu bashkuan aleancës pas vitit 1990”.

Një skenar i rastit më të keq në të cilin shumë ekspertë i druhen një pushtimi të menjëhershëm të ushtrisë ruse në ish-republikat sovjetike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, si dhe një lufte në shkallë të gjerë me Poloninë.

Prania e trupave amerikane në zonat afër Rusisë, sipas konsensusit në vendet fqinje të Rusisë, është garancia më e madhe për pavarësinë e vendeve, vijon raportimi.

Artikulli më pas publikon një shkrim të Financial Times ku thuhet se “Putini dëshiron që trupat e NATO-s të tërhiqen nga e gjithë ish-perandoria sovjetike. Zyrtarët evropianë besojnë se ka të ngjarë që Trump të pranojë të tërheqë trupat amerikane nga Baltiku dhe ndoshta më në perëndim. Kjo do ta linte BE-në të pambrojtur kundër një ushtrie ruse.”

Sipas raportimit të BILD, aktualisht nuk janë në diskutim vetëm bazat amerikane në Ramstein të Gjermanisë dhe bazat e forcave ajrore në Britaninë e Madhe. Pjesa tjetër e Evropës duhet të përgatitet për ndryshime të thella nëse Trump dhe Putin arrijnë një marrëveshje, përfundon artikulli.

Ndërkohë, sipas informacioneve në faqen zyrtare të NATO-s, Italia ka më së shumti trupa në KFOR, gjithsej 1 mijë e 258. Më pas janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 602.

Related posts