Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka shpërndarë dhurata në vlerë prej 2 mijë e 500 eurove, për fëmijët e SOS fshatrave në Prishtinë.
Me këtë rast, kryetari i BIK-ut, myftiu Naim Tërnava, ka kërkuar që këta fëmijë të ndihmohen më shumë nga shoqëria.
Në këtë kontekst, ai ka paralajmëruar se Bashkësia Islame e Kosovës do të vazhdojnë me aktivitete të tilla, sidomos në raste të festave, edhe në të ardhmen.
“Ardhja jonë këtu në veçanti për fëmijët e braktisur vetvetiu flet. Nuk duhet ndonjë koment i madh për të kuptuar përgjigjen pse fëmijët e braktisur, prandaj ne duhet të jemi me ata që janë braktisur”, ka thënë Tërnava.
Ndërsa Besnik Peci, udhëheqës i kujdesit alternativ pranë SOS fshatrave të Kosovës, ka falënderuar myftiun Tërnava dhe gjithë njerëzit e vullnetit të mirë për ndihmën e dhënë.