970×90
970×90
970×90
970×90

Bie sistemi i Google Calendar, pas raportimit për ndërhyrje nga hakerët (Foto)

Bie sistemi i Google Calendar, pas raportimit për ndërhyrje nga hakerët (Foto)


Ka rënë përkohësisht sistemi i Google Calendar, pas raportimeve për ndërhyrje nga hakerët, ndërsa pritet që pas rikthimit të mos ketë më mundësi manipulimi.

Shumica e përdoruesve, nuk i kanë parë vetëm datat rreth rezervimeve, eventeve apo obligimeve në ditë të caktuara, por edhe aktivitete që ishin shtuar nga dikush ende i panjohur, transmeton Telegrafi.

“Jemi duke i hetuar raportet, lidhur me ndërhyrjet që janë bërë në Google Calendar. Të gjithë të prekurit nga kjo dukuri, nuk mund të kenë qasje” thuhej në raportin e Google.

Mirëpo, shumë përdorues që nuk kanë vërejtur ndonjë ndërhyrje në llogarinë e dytë të kalendarit digjital, nuk kanë pasur qasje në të brenda ditës.

Rezervimet e çuditshme që kanë parë disa përdorues, kanë qenë shkaktarë që të bie sistemi derisa të bllokohen ndërhyrjet që besohet se tani janë eliminuar në tërësi.

Down Detector ka treguar hartën e shteteve të janë prekur më së shumti, në rënie sistemit të Google Calendar që tani është duke punuar shumë mirë. /Telegrafi/

Related posts