![Bie faqja e KQZ-së, rezultate te ndryshme në përqindje](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0326.jpeg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po përballet me probleme teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore.
Në komunën e Pejës, të dhënat e publikuara tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka grumbulluar 96.44% të votave, një përqindje jashtëzakonisht e lartë.
Ndërkohë, në Podujevë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson me 80.49% të votave.
Në nivel të përgjithshëm, sipas përditësimeve aktuale, VV-ja figuron me 55.77% të votave, ndërkohë që deri tani janë procesuar vetëm 23.65% e vendvotimeve.