Nëntë persona kanë qenë brenda një ashensori i cili mbrëmë ra nga një kat i një ndërtese në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Florie Ahmeti- Haziraj, tha për KALLXO.com se nga nëntë personat që ishin brenda ashensorit, lëndime kanë pësuar tre nga ta.
“Mbrëmë rreth orës 19 kemi pranuar një informacion për një incident (rënie të ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, më saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar tre persona nga 9 sa ishin në ashënsor”- tha Ahmeti për KALLXO.com.
Tutje ajo shtoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësorë.
“Policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente janë duke u marrë me rastin”- shtoi Ahmeti- Haziraj.