970×90
970×90
970×90

Bideni, Clintoni dhe Obama mbledhin fonde rekorde për fushatë gjatë një tubimi

Bideni, Clintoni dhe Obama mbledhin fonde rekorde për fushatë gjatë një tubimi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka arritur që të mledhë shumë rekorde të fondeve gjatë një tubimi për të siguruar përkrahje financiare për fushatë. Të pranishëm ishin edhe dy ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton dhe Barack Obama.

Ekipi i Bidenit tha se përmes organizimit në “Radio City Music Hall” do të grumbullohen më shumë se 25 milionë dollarë për fushatën zgjedhore të presidentit – shifër rekorde për një tubim politik, raporton televizioni BBC.

Organizatorët e fushatës së Bidenit po synojnë që të zvogëlojnë një dallim në rritje të financave mes presidentit dhe kundërshtarit të tij republikan, Donald Trump.

Brohoritjet “edhe katër vjet” jehuan në mbarë sallën për Bidenin. Humoristi Stephen Colbert, duke aluduar te vështirësitë ligjore të Trumpit, tha: “Tre presidentë… dhe asnjëri prej tyre nuk janë këtu për të shkuar në gjykatë.”

Bideni e përsëriti mendimin se në zgjedhjet presidenciale të këtij vitit është në pyetje demokracia. Ai tha se Turmpi ka “pikëpamje të çoroditur për botën”. “Por unë kam shpresë. Nëse ia dalim në këto zgjedhje, mund ta përcaktojmë drejtimin për katër, pesë, gjashtë dekadat e ardhshme” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ish-presidenti Obama i çmoi fitoret legjislative të pasardhësit të tij. Sipas tij, Bideni ka bërë gjithçka, nga zvogëlimi i kostos së ilaçeve deri te hapja e vendeve të punës, posaçërisht për afrikano-amerikanët.

Ish-presidenti Clinton e akuzoi Trumpin për “vjedhjen e disa viteve të mira” nga kurrizi i administratës së Obamës dhe disi duke pretenduar suksese “brenda natës”.

Tubimi nuk kaloi pa incident. Protestues që e dënojnë Izraelin për pushtimin e Rripit të Gazës u mblodhën jashtë objektit ku po mbahej takimi dhe bënë thirrje për armëpushim. Disa madje ia dolën që ta pengonin organizimin edhe brenda sallës.

Nën brohoritjen e protestuesve dhe duartrokitjet e turmës, Bideni tha: “Duhet të jetë një zgjidhje me dy shtete, një progresion, por unë kam besim se kjo mund të bëhet duke e ruajtur integritetin e Izraelit.”

Related posts