Kandidati demokrat Joe Biden ka fituar në Connecticut, Delaware, Illinois, Maryland, Massachusetts, New Jersey dhe Rhode Island.
Sipas agjencisë së lajmeve The Asssociated Press kandidati demokrat Biden projektohet të ketë fituar këto shtete.
Këto rezultate priteshin dhe nuk ishin befasi. Trump dhe Biden nuk kanë pasur befasi deri tani në shtetet që priteshin të shkojnë nga republikanët apo demokratët.
Trump prin për momentin në votën popullore me 50.1 % të votave të numëruara.