Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë mbrëmë se presidenti Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj kanë shkuar bashkë në shtëpinë e tij për ta kërkuar votën e tij për formimin e qeverisë Hoti.
“Për numrat ka folur zoti Haradinaj. Komplet bisedën e ka udhëhequr Haradinaj. Thaçi vetëm më ka thënë shko në Parlement dhe mos u ndajë nga shokët”, kishte thënë Shala.
Ndërsa sonte, zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës Besnik Tahiri në ‘Debat Plus’ e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se Haradinaj nuk ka qenë në shtëpinë e Shalës.
”Kjo nuk është e vërtetë. Haradinaj nuk ka qenë në shtëpinë e tij. Unë i besoj liderit tim, Ramush Haradinajt. Nuk dua më shumë të komentoj për këtë çështje’’, tha Tahiri. Por, pak minuta më vonë Tahiri ka thënë se Shala dhe Haradinaj janë miq dhe ka pas mundësi të ketë vizita