Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi po raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane.
Në raportimin para këtij komisioni, Bislimi ka pasur përplasje me deputeten nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu e cila e ka pyetur atë për raportimet se Qeveria e ka propozuar nipin e tij që të monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Në lidhje me këtë çështje, Bislimi ka paralajmëruar padi, pasi siç ka thënë ai, Gëzim Tosunin nuk e ka nip.
“Nuk jam ftu këtu me i zgjidh dilemat, çka kuptoni këtu, kur tronditeni kur habiteni, kam ardh më raportu për fushën e integrimeve evropiane, atë pjesë e zgjidhni në kuvend, unë ju përgjigjem pyetje tuaja që kanë lidhje me komisionin”, tha ai.
Ditë më parë u raportua se Gëzim Tosuni, nipi i Besnik Bisilimit, është propozuar për anëtar të KShC-së nga qeveria.