970×90
970×90

Besnik Bislimi ndjek nga afër një ndeshje futbolli, nuk çohet në këmbë kur intonohet himni i Kosovës e ai i Gjermanisë

Besnik Bislimi ndjek nga afër një ndeshje futbolli, nuk çohet në këmbë kur intonohet himni i Kosovës e ai i Gjermanisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi sot është parë duke ndjekur nga afër një ndeshje futbolli që po zhvillohej  mes futbollisteve veteranë të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë, shkruan Reporteri.ne.t

Në pamjet e kapura nga të pranishmit shihet se Bislimi nuk e ka parë të udhës të ngrihet në këmbë në momentin kur është intonuar himni i Kosovës, e po ashtu edhe ai i Gjermanisë.

Ndeshja miqësore mes futbollisteve veteranë të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë është zhvilluar sot dhe është pjesë e kalendarit të aktiviteteve të MKRS-së për 15-vjetorin e pavarësisë.

Related posts