970×90
970×90
970×90
970×90

Besim Beqaj në Dubai, e prezanton Kosovën në Forumin Ekonomik EBA

Besim Beqaj në Dubai, e prezanton Kosovën në Forumin Ekonomik EBA

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik EBA në Dubai më 16 janar.Transmeton GazetaProjekti.

Ky Forum Ekonomik, është bashkëorganizuar nga dy Qeveritë respektive dhe delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës do të pritet nga homologët arab.

Synimi i Beqajt në këtë forum, është krijimi i mundësive për investime të huaja direkte, në këtë rast atyre arabe.

Aty, i pari i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të prezantojë avantazhet konkurruese dhe atraktive të Kosovës për investitorët në ekonominë digjitale, kompanitë e teknologjisë informative të bazuara në inovacion, start-upeve dhe investitorëve engjuj.

Në forumin e EBA-së me theks të veçantë do të prezantohet Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, si mundësi konkrete dhe reale për fokusimin në aktivitete të hulumtimit dhe zhvillimit, qendra të ekselencës, inkubatorë dhe trajnime.

Gjithashtu, ministri Beqaj do të ketë takime B2B, për të krijuar lidhje të reja tregtare dhe afariste mes sektorit privat.

Forumi Ekonomik vjen pikërisht pas shpalljes së vitit 2019, si vit i zhvillimit ekonomik nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Dubai, ministri Beqaj do të ketë takim edhe me homologë nga Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe. GazetaProjekti.

Related posts