970×90
970×90

Besim Beqaj i thotë deputetit të VV-së Hekuran Muratit: Hajde në ligjërata e mësoje çka është ekonomia e tregut

Besim Beqaj i thotë deputetit të VV-së Hekuran Muratit: Hajde në ligjërata e mësoje çka është ekonomia e tregut

Përderisa po merrej në pyetje ish-ministri Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, ka pasur edhe përplasje verbale në mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe Beqajt.


Në Komisionin hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë sot është intervistuar ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj.

E në këtë komison ka pasur edhe përplasje verbale në mes të deputetit të VV’së Hekuran Muratit dhe Besim Beqajt.

Polemika mes deputetëve ka pasur edhe rreth pyetjes së deputetit të LVV’së Hekuran Murati drejtuar Besim Beqaj se çka është ekonomia e tregut.

Rreth kësaj pyetje ka reaguar deputeti i PDK’së Sejdi Hoxha, duke thënë se të bëhet kjo pyetje është fyerje.

“Ti pyesim për pyetjet që nuk kanë relevancë, ta pyesësh dikë se çka është tregu është fyerje”, tha ai.

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, i është përgjigjur deputetit Murati.

“Nëse nuk e dini mund të vini në ligjërata në fakultet”, tha ai.

Related posts