970×90
970×90

Besim Beqaj, Adem Grabovci, Njazi Kryeziu dhe të tjerët dalin para gjykatës

Besim Beqaj, Adem Grabovci, Njazi Kryeziu dhe të tjerët dalin para gjykatës


Pas rreth tre muajsh prej kur është mbajtur seanca fillestare kundër ish-ministrit, Besim Beqaj, ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, Njazi Kryeziut që është ish-këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit e kundër tetë të akuzuarve të tjerë, Të mërkurën pritet nisë shqyrtimin gjyqësor

Pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata e Apelit, 11 të akuzuarit do të paraqitën të mërkurën në gjykatë.

Pas seancës fillestare në shkurt të këtij viti të akuzuarit patën kontestuar përmbajtën e aktakuzës në të dy shkallët e gjykatës, raporton Koha Ditore.

Fillimisht Gjykata Themelore ka nxjerrë vendim që e ka konfirmuar aktakuzën.

Pasi këtë vendim e kanë apeluar të akuzuarit në shkallën e dytë, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar konfirmimin e kësaj aktakuze.

Disa ditë me parë Gjykata Themelore në Prishtinë ka ftuar palët e akuzuara nga Prokuroria Speciale për seancën e cila do të mbahet të mërkurën.

Related posts