970×90
970×90

Besa Gaxherri: Autostrada e Dukagjinit do të bëhet edhe pa Haradinajn

Besa Gaxherri: Autostrada e Dukagjinit do të bëhet edhe pa Haradinajn

Kandidatja nga radhët e LDK’së, Besa Gaxherri, e ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Autostrada e Dukagjinit do të bëhet. Por përdallim nga AAK’ja, ajo tha se ne do t’i shohim mundësitë se a do të shpronësohen prona apo do të zgjerohet rruga aktuale. 

“Unë siguroj se autostrada do të bëhet por nuk do të kushtojë 1 miliardë euro”, ka premtuar Gaxherri. 

Ajo tha se LDK’ja do t’i sheh mundësitë se a do të shpronësohen tokat apo do të zgjerohet rruga aktuale. 

“Do shohim mundësitë se a do ta shpronësojmë tokat apo jo, se a ka nevojë, ku ka nevojë, apo a duhet me vazhdu rrugën aktuale me u zgjeru. Sepse po, ka nevojë me u bë një zgjerim deri në prizren”, ka thënë Gaxherri. 

Ajo tha se që kjo autostradë të bëhet, duhet të shkurtohet buxheti i për arsim dhe shëndetësi.  

“Cilido subjekt që vendos të bëjë një gjë të tillë duhet të bëjë shkurtim buxheti në arsim, shëndëtesi etj”, shtoi Gaxherri.

Related posts