970×90
970×90

BERZh-i shpreh gatishmëri ta ndihmojë Kosovën në tre sektorë

BERZh-i shpreh gatishmëri ta ndihmojë Kosovën në tre sektorë

Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) do ta mbështes Kosovën në sektorin privat, ekonominë e gjelbër dhe infrastrukturë. Kështu ka thënë shefi i zyrës së BERZh-it në Kosovë, Neili Taylor.

Në takimin që është mbajtur në praninë e kryeministrit dhe kryetarëve të komunave, Taylor ka pohuar se BERZh-i ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Kosovën. “BERZh-i ka qenë partner i Kosovës për shumë vite. Arsyeja që jam këtu është se BERZh-i mendon se ne do të duhet të bëjmë më shumë këtu. Ne kemi tri fusha me prioritet: sektori privat, ekonomia e gjelbër dhe infrastruktura. Mesazhi im është se BERZh-i është i hapur dhe jemi të gatshëm të punojmë me ju. Ne jemi të fokusuar tek projektet që kanë impakt në rritjen ekonomike”, ka thënë Taylor.

Sipas tij, është e rëndësishme që të punojnë me qeverinë, veçanërisht me Ministrinë e Financave që të përzgjedhin projektet prioritare në fokus të shikojmë projektet që janë në fazë të përgatitjes më të avancuar.

Related posts