970×90
970×90

Berisha tregon 4 arsyet e protestës kundër Vuçiqit

Berisha tregon 4 arsyet e protestës kundër Vuçiqit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në protestën që do ta organizoi sot në Tiranë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka listuar  4 arsyet së perse duhet të protestohet sot kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Shqipëri.

“1.Vucic është ministër i Milloshevicit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjek politikën e shefit te tij!
2. Ballkani i Hapur është projekt që e rritë dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe, andaj nuk duhet lejuar asesi që të konkretizohet!
3. Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vucicit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.
4. Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vucic është nga përgjegjësit kryesor. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me te”, ka shkruar Berisha.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sot viziton Tiranën në kuadër të agjendës së nismës rajonale “Ballkani i hapur”.

Protesta e paralajmëruar do të nisë në orën 16:00 nga selia e Partisë Demokratike dhe do të marshohet drejt kryeministrisë.

Related posts