970×90
970×90
970×90
970×90

Berisha: Rama mund të rrëzohet vetëm me revolucion

Berisha: Rama mund të rrëzohet vetëm me revolucion

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se vijon t’i qëndrojë thirrjeve për revolucion, si e vetmja mënyrë, sipas tij, që do të largonte Edi Ramën nga posti i kryeministrit.

I ftuar në “Kjo Javë”, Berisha u shpreh se opozita nuk duhet të humbë kohë, duke shtuar se “duhet të bëjë gjithçka mund të bëjë për t’i bërë Edi Ramës, atë që bolivianët i bënë Moralesit”.

sali berisha

“Për mua opozita duhet të bëjë gjithçka mund të bëjë për t’i bërë Edi Ramës, atë që bolivianët i bënë Moralesit, atë që armenët i bënë Sarkesianit, për t’i bërë atë që realizuan maqedonasit në një kohë kur vërtet ishte salduar një problem. Pra, opozita nuk duhet të humbasë kohë, por të hidhet në një betejë deri në përmbysjen përfundimtare të këtij bosi të mafias shqiptare, siç po e quajnë tani në Europë. 

Vetëm revolucioni është zgjidhje në këtë vend. Ka një urrejtje për Edi Ramën, që ka kufi vetëm qiellin dhe kjo urrejtje duhet kapitalizuar me rrëzimin sa më shpejt të Edi Ramës dhe të këtij narkokabineti, ky është mendimi im.

Ka një urrejtje për Edi Ramën, që ka kufi vetëm qiellin dhe kjo urrejtje duhet kapitalizuar me rrëzimin sa më shpejt të Edi Ramës dhe të këtij narkokabineti, ky është mendimi im”, tha Berisha.

Related posts