970×90
970×90

Berisha për rastin e 11 vjeçares: Problemet me këtë fëmijë kanë qenë të njohura për shtetin

Berisha për rastin e 11 vjeçares: Problemet me këtë fëmijë kanë qenë të njohura për shtetin

Avokati Besnik Berisha, ka shpalosur detaje të tjera për rastin e dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona, në Prishtinë.

Berisha ka thënë se institucionet e kanë ditur edhe më parë për rastin e 11-vjeçares. Ai pretendon se shteti ka pasur informacione se 11-vjeçarja merrej me prostitucion.

Më tej, ai shkruan se strehimorja nuk është vendi i duhet ku duhet të qëndrojë 11-vjeçarja, dhe se sipas tij, ajo duhet të qëndrojë tek familja e saj.

Shkrimi i plotë i saj:

Se paku gabim!

Strehimorja nuk eshte vendi i duhur ku duhet te qendroje e mitura 11 vjecare, e cila dyshohet se u dhunua nga disa persona.

Strehimi i saj duhet te jete tek familja dhe aty duhet te asistojne edhe profesionistet me keshilla e trajtime per raste te tilla.

Shkeputja nga familja ne periudhen me te rende te saj mund te prodhoj efekt te kundert nga ai qe synohet.

Mbase duhet heshtur edhe me tutje ne shenje solidarizimi dhe sensibilizimi, por mos te harrojme se problemet me kete femije kane qene te njohura per institucionet e sigurise edhe me pare.

Do te provohet se trajtimi i rastit te saj ka qene vertet nje skandal, pa cka se kishte informacione se ajo merrej me prostitucion..!

Nxjerrni leksion nga kjo!

Related posts