970×90
970×90
970×90
970×90

Beqiri: Thaçi e ka djegur 2-3 herë LDK’në

Beqiri: Thaçi e ka djegur 2-3 herë LDK’në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se partia e tij është djegur 2-3 herë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Beqiri ka thënë se LDK’ja ka qenë njëra nga partitë që më së shumti është djegur nga Thaçi, ai po ashtu ka foluar edhe rreth procesit të dialogut me Serbinë që po e bënë pala kosovare që sa vite.

Beqiri është shprehur po ashtu kundër presidentit, Hashim Thaçi, si udhëheqës të palës kosovare në dialogun përfundimtar me Serbinë, që do të zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Nuk është puna që kemi problem me Hashimin, zoti Thaçi nuk simbolizon, fatkeqësisht, unitetin dhe besimin, kjo është e rëndësishme… Kur e përkrah dikë, duhet të kesh besim në të. Ne jemi djegur 2-3 herë nga Thaçi”, ka deklaruar Beqiri në T7.

Ndërsa pak më herët nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e LDK’së, Kujtim Shala, ka thënë se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk ka diskutuar asnjëherë lidhur me kryesimin e dialogut nga Presidenti Hashim Thaçi.

Related posts