Deputeti i LDK-ë, Ismet Beqiri, ka sqaruar versionin e tij për takimin në ambasadën amerikane për të cilin kryeministri Ramush Haradinaj tha se i është ofruar krijimi i ushtrisë, por që LDK kishte refuzuar. Beqiri ka mohuar se kishte një ofertë të tillë.
Beqiri thotë se në takimin e 2014-ës për të cilin foli kryeministri Haradinaj, ky i fundit nuk kishte qenë fare i pranishëm.
“Nuk qëndron ajo çka tha kryeministri. Në takimin me znj. Jacobson kanë qenë Thaci, kryeministri Isa Mustafa Behgjet Pacolli, Jakup Kransiqi, dhe kam qenë unë si sekretar i përgjithshëm”, ka thënë deputeti i LDK-së.
Haradinaj tha se ambasada amerikane kishte këkruar që deputetëve serbë t’u shtohen mandate në Kuvend, në mënyrë që të krijohet ushtria dhe shtoi se për këtë ekziston edhe një dokument.
“Nëse ekziston ky dokument dhe ne marrim përgjgjegjësi. Asnjëherë nuk na është ofru një gjë e tillë”.
Mirëpo, Beqiri tregoi se amerikanët kishin kërkuar që serbëve t’u jepen më shumë vende në Kuvend, e thotë se një gjë e tillë kishte refuzuar LDK-ja dhe Jakup Kransiqi, atëherë kryetar i Kuvendit.
“Është edhe z. Krasniqi që e ka refuzu, të tjerët kanë dashur t’i vazhdohen mandatet e rezervuara”, tha deputeti.
“Nuk ka pasur ofertë asnjëherë për këmbim të vendeve të rezervuara me formimin e ushtrisë”, përfundoi sqarimin e tij Beqiri.