
Modelja edhe sonte është veshur elegante.
Beniada Nishani, ka zgjedhur një fustan me ngjyrë të kaltër, shkruan lajmi.net.
Fustani i banorës së “Big Brother VIP” me dekolte të hapur dhe i çarë në njërën anë të këmbës i ka hijeshuar bukurinë Beniadës.
Dukjen e ka perfeksionuar me një palë take dhe e rregulluar me makijazh.
Ndryshe, Beniada është finalistja e dytë e spektaklit e cila u zgjodh pas Ilirit i cili është finalisti i parë.
Kujtojmë se, sonte do të zgjedhen edhe dy finalistët e fundit ku të nominuar janë: Arjola Demiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Monika Lubonja.