970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ben Islami sjell foto mahnitëse nga Bjeshka e Junikut

Ben Islami sjell foto mahnitëse nga Bjeshka e Junikut

Ben Islami ka postuar disa fotografi mahnitëse nga Bjeshkët e Junikut. Ai, ka njoftuar se gjatë vikendit ishte atje.

Postimi i plotë:

SKI TOURING WEEKEND IN GROPA E ERENIKUT, GJERAVICA, JUNIK, KS, 13 & 14 JAN 2024

Ne fundjaven e 13 dhe 14 Janarit 2024, une bashke me 3 shoke, Rinor Nishevci, Moritz Remé dhe Stefanin (keta 2 te fundit gjerman), shkuam ne Gjeravice per ski-touring dhe leshim me ski nga ndonje maje perreth Gjeravices.

Pasi arritem aty e pame se bjeshka nuk kishte bore te mjaftueshme andaj vendosem te ngjitemi me ski ne faqet veriore te Gropes se Erenikut, kah majet Rrasa e Zogut dhe Merqaj, te cilat gjenden karshi Gjeravices.

Pas arritjes ne cak nga kurrizi midis Gropes se Erenikut dhe Bjeshkes se Sylbices ne Shqiperi pame pamje mahnitese ku vendosem te leshohemi gjate perendimit te diellit.

Anipse bora ne disa vende ishte koxha e papershtatshme, arritem ti bejme disa leshime te bukura.

Ne mbremje shkuam ne Hotelin e Lynx Freeride, i cili gjendet ne Gjeravice ku takuam shoket e shumte qe punojne me turiste internacional, te cilet vizitojne Gjeravicen per skijim.
I gjithe stafi i Lynx Freeride u benin gati per sezonen e re dimerore anipse sipas tyre, trashesia e bores nuk ploteson kushtet per pranimin e turisteve nga bota. Te gjithe shpresonim per rreshje te medha te bores ne ditet ne vijim

Ja disa foto nga 2 ditet e qendrimit tone atje.
p.s. falenderojme Artan Krasniqin nga Juniku per ofrimin e stanit ku qendruam nje nate.

Live to the Maxx!

Related posts