
Prishtina po bëhet shtëpi e një brendi të ri që premton të sjellë një frymë të freskët në stilin urban dhe modern – Beellico. I krijuar me vizionin për të kombinuar elegancën me komoditetin, Bellico synon të ofrojë veshje që dallohen për dizajnin minimalist, cilësinë e lartë dhe identitetin e fortë vizual. Shkruan Gazeta Projekti.
Koleksioni i parë i Beellico përfshin veshje për të reja që kërkojnë të shprehin veten përmes stilit. Çdo copë është menduar me kujdes, duke reflektuar ndikime nga moda ndërkombëtare, por duke ruajtur një karakter autentik dhe origjinal që lidhet me shpirtin urban të kryeqytetit.
Me një ambient tërheqës në zemër të Prishtinës, konkrerisht në Grand Store, Beellico nuk është vetëm një markë veshjesh – është një platformë e re e shprehjes personale, një vend ku stili takon personalitetin.