970×90
970×90
970×90
970×90

Belegu: brenda 30 ditëve do të caktojë Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane

Belegu: brenda 30 ditëve do të caktojë Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane

Këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Erolld Belegu, ka thënë se brenda një muaji do të përcaktohet Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane.
Këtë premtim Belegu e ka dhënë në cilësinë e udhëheqësit të Grupit Punues të emëruar nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se puna me këtë ekip do të fillojë javën e ardhshme.

“Qeveria e Kosoves ka perkrahur idene e Kryeministrit Haradinaj per krijimin e Zones se veçante ekonomike amerikane dhe para nje jave ka votuar themelimin e grupit punues per identifikimin e vendit ku do te ngritet e njejta sikurse edhe per pergatitjen e infrastruktures ligjore. Jam i nderuar qe Kryeministri dhe qeveria me kane besuar udheheqjen e grupit punues te perbere nga shume institucione qeveritare! Puna do te filloj javen qe vjen duke permbyllur fazen e pare brenda 30 ditesh!”, ka thënë Belegu, shkruan Gazdeta Express.

“Kjo zone amerikane do te ofrojë kushte amerikane brenda Evropes duke deshmuar edhe njehere lidhjen tone me SHBA-te!”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, gjatë ditës, edhe Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka dalë pro idesë për një zonë të lirë ekonomike për investitorët amerikanë.

Këtë mbështetje Pacolli e ka dhënë pasi një kërkesë të tillë e ka bërë Arian Zeka, Shef i Odës Ekonomike Amerikane.

“Mbështes fuqishëm idenë për krijimin e zonave ekonomike e në këtë rast, më theks tē veqantë një zonë për investitorët amerikanë në Kosovë, e cila do të ishte shtyllë e shtuar e marrëdhënieve strategjike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të tërheqë kompanitë amerikane për të ardhur në Kosovë”, ka thënë Pacolli, në një reagim në Fb, shkruan Gazeta Express.

Interesimin e amerikanëve për të investuar në Kosovë e ka thënë edhe Zeka i Odës Ekonomike Amerikane.

“Investitorët amerikanë janë të interesuar për një zonë të veçantë ekonomike në Kosovë ku do të mund t’i gjenin kushte minimale infrastrukturore për të shtrirë investimin e tyre. Institucionet e Kosovës do të duhet ta mos neglizhojnë këtë zonë dhe të jetësohet”, thotë Zeka.

Related posts