Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka treguar se është vallëtar i zotit ashtu si edhe babai i tij Hamëz Jashari.
Bekimi ka pasion të madh për vallen e muzikën shqipe, po njësoj si babai i tij.
Ai gjatë emisionit “Kojshia Show” tregoi se dashuria e tij për art dhe traditë ka rrënjë familjare dhe se vlerat shqiptare përcillen ndër breza në familjen e tij.