
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputeti i LDK-së Lumir Abdixhikut. I cili e ka kritikuar Berishën për deklaratat e dhëna në debat. Ai po ashtu kritika ka hedhur edhe në adresë të dy deputetëve tjerë të AAK-së që ishin të ftuar në debate të tjera televizive.
Abdixhiku ka ndarë tri citate nga deklaratat e këtyre deputetëve duke shtuar në fund të postimit “Është Kosovë e cubave kjo”.
E për këto fajalë të Abdixhikut, Bekë Berisha ka një përgjigje. Deputeti i AAK-së i thotë Abdixhikut “Na i rrofsh opangat”.
“Bekë Berisha i thotë atij naj rrofsh opangat. Qysh ka mundësi një djal i ri mu kanë kaq Jugosllavë”, ka thënë Berisha në një përgjigjje për Indeksonline.
Statusi i plotë i Lumir Abdixhikut:
Margaritarë nga paraqitjet e 3 deputetëve të pushtetit në debatet televizive sot:
– “Në Kosovë është më mirë se në Gjermani”.
– “Me mujtë krejt të partisë time i punësoj”.
– “Konkursi ishte i padrejtë; kërkonin shkollë”.
Është Kosova e cubave kjo! /