Bekë Berisha kandidat për kryetar të Istogut nga radhët e AAK-së
Bekë Berisha pritet të jetë kandidati për kryetar të Komunës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Kështu bëhet e ditur në një njoftim të degës së AAK në qytetin e Istogut.
Ky vendim është marrë pas konsultimit me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Pas një konsultimi me kryetarin Haradinaj, jemi pajtuar që deputeti aktual, Bekë Berisha të jetë kandidat për kryetar të komunës në zgjedhjet e ardhshme komunale në Istog. AAK dega në Istog vazhdon të jetë unike drejt qëllimeve të përbashkëta”, thuhet në një postim që e ka publikuar dega e AAK-së në Istog.
Theksojmë se Istogu është bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, 20 vitet e fundit ky qytetet udhëhiqet nga LDK-ja. Në zgjedhjet e 2017-ës kryetari Haki Rugova shkoi në balotazh me kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj.