Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se për shkak të kufizimeve nga COVID-19 dhe pamundësisë për të ardhur në Kosovë, ai ka munguar në seancën e sotme konstituive për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.
Pacolli megjithatë i ka uruar deputetët e kësaj legjislature, duke shtuar se themelimi i shpejtë i institucioneve është më se i nevojshëm.
“Për arsye tashmë të njohura, nga kufizimet e shkaktuara (sidomos ditëve të fundit) nga pandemia, më privoj, edhe për kundër dëshirës sime, unë sot nuk mund të merrja pjesë në Kuvend për të dhënë betimin dhe filluar punën, por që një gjë të tillë do ta bëj në seancën e radhës”, ka shkruar Pacolli.
Pacolli fitoi mandatin e deputetit duke garuar në një listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës