Rezicenca e Behgjet Pacollit, po shëndrrohet në një vend takim për liderë politik, pos vendas, tash edhe për ata të rajonit. Numri dy i Qeverisë, tani i ka bashkuar në një darkë në shtëpinë e tij të gjithë mysafirët e shquar, që morën pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ish-Presidentët, Mesiq, Mejdani, Sejdiu, Presidenti Meta me bashkëshorte, diplomatë, ambasadorë nga shumë vende të botës, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, dhe mysafirë të tjerë e festuan vitin jubilarë të Pavarësisë si meysafirë të veçantë të Ministrit të Jashtëm Pacolli.