970×90
970×90
970×90
970×90

Bëhen bashkë AAK dhe PSD

Bëhen bashkë AAK dhe PSD

Deputetja e PSD-së, Aida Dërguti nuk është shkarkuar sot nga posti i nënkryetares së Kuvendit të Kosovës pasi nuk u arritën mjaftueshëm vota.

Por çfarë ranë në sy përgjatë votimit për shkarkimin e Aida Dërgutit me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje ishte qëndrimi i partisë së AAK-së dhe PSD-së.

Për dallim nga PDK dhe LDK që abstenuan, deputetët e AAK-së dhe PSD-së votuan kundër, shkruan Indeksonline.

Për të shkarkuar Dërgutin votuan 17 deputetë, kundër ishin 26 dhe abstenuan 48 të tjerë.

Shkarkimin e Dërgutit e duan ish-kolegët e saj nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët kërkojnë që pas kalimit të saj në PSD, ky post t’i takojë VV-së.

Në lidhje me këtë pikë të premten në seancën e kaluar ka pasur polemika të ashpra në mes të ish-shokëve të idealit Dardan Molliqaj që tash i përket PSD-së dhe Glauk Konjufcës nga Vetëvendosje.

Related posts