970×90
970×90

Befason Haradinaj, tregon pse shkon në qeveri edhe pse ka jap dorëheqje

Befason Haradinaj, tregon pse shkon në qeveri edhe pse ka jap dorëheqje

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është në pritje të thirrjes së presidentit Hashim Thaçi për konsultat me partitë politike për datën e zgjedhjeve.
Por, për ditën e nesërme ai ka paralajmëruar një takim konsultues me të parin e PDK-së Kadri Veseli dhe atë të NISMA, Fatmir Limaj.Në takim, siç tha ai, do të bisedojnë për situatën politike, teksa u shpreh me ironi se do të diskutojnë edhe për “ngrohjen globale”. 

Haradinaj tha se nuk ka asnjë interes që të kthehet në zyrat e të parit të Qeverisë, pas dorëheqjes, por shkon pasi mban përgjegjësi për t’iu shmangur vakumit institucional. 

“Si kryetar i Qeverisë, nuk kam interes që pas dorëheqjes të vij në zyrën e Qeverisë, as nuk vij se është më fllad, por vij se mbaj përgjegjësi. Derisa dikush nuk e merr këtë punë, për të mos pasur vakum qeverisës”, tha ai.

Related posts