Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera të momentit dhe shpesh spikat edhe me pamjen e saj të jashtme.
Por në një intervistë për Gazetën Paloma këngëtarja Eni Koçi është shprehur se ajo është krenare që identifikohet si “motra e Gretës”.
“Greta ka qenë mbështetja ime më e madhe që nga fillimi dhe vazhdon të jetë, ndërsa për mua, sado lart të ngrihem profesionalisht, identifikimi më i bukur do të jetë gjithmonë ‘motra e Gretës”, – është shprehur Eni.
Ndonëse mjaft bukuroshe ajo ka theksuar se nuk dëshiron t’ia vënë në pah bukurinë, por më tepër muzikën e saj. Gjithashtu ajo është pyetur për lidhjen e mundshme me këngëtarin Genc Prelvukaj por si gjithnjë e ka kaluar me një përgjigje evazive këtë pjesë. E pyetur se sa herë në ditë takon njerëz që quhen Genc, ajo është shprehur: “Rrallë”.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/pyetet-per-genc-prelvukaj-por-pergjigjia-e-enit-nuk-pritej-516888/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright