Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook” me kandidatët nga Nisma për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Limaj i ka quajtur kandidatët e partisë së tij, më të mirët e mundshëm për ta përfaqësuar qytetarin e Kosovës. Ndryshe, Limaj dhe Nisma po konsiderohen favorite në këto zgjedhje duke proklamuar një politikë gjithëpërfshirëse.
Postimi i plotë i Limajt:
Me kandidatët më të mirë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
NISMA ia ka ofruar listën më të mirë për deputetë qytetarëve të vendit, cilët meritojnë besimin e qytetarëve të Kosovës.
Kandidatëve tanë për deputetë iu urova suksese të përbashkëta në zgjedhjet e 6 tetorit.
Bashkë për Shtetin!