Kandidati i PDK-së, për kryeministër Bedri Hamza, ka njoftuar se ka mbajtur tubim në Shtutgart të Gjermanisë.
Ai thotë se Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora, dhe se qeverisja e tij do ta forcoj dhe institucionalizoj lidhjen e shtetit me ta, shkruan Gazeta Projekti.
Postimi i tij:
Tubim madhështor në Shtutgart!
Diaspora jonë i ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovën. Ne do ta forcojmë dhe institucionalizojmë lidhjen e shtetit me diasporën. Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë.
Bashkatdhetarët tanë meritojnë ma shumë! Kosova mundet ma mirë!